RRETH NESH

Kompania  “Infinity Al” është një kompani ndërtimi që operon prej disa vitesh në treg në fushën e pishinave, hidroizolimeve, dyshemeve industriale, ndërtimeve dhe tregtimit të materialeve dhe pajisjeve për pishina.

Kompania jonë filloi aktivitetin e saj fillimisht në fushën e pishinave nën emrin “INFINITY POOL’S .al” nisur nga  kerkesat gjithnjë në rritje të tregut për pishina rezidenciale apo komerciale, me dëshirën për të ofruar një shërbim sa me cilësor duke përfshirë projektimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pishinave.

Më pas  kompania tashmë nën emrin “INFINITY AL”e zgjeroi aktivitetin duke ofruar shërbimet e saj dhe në disa sektore specifike, si në atë të hidroizolimeve duke  ofruar aplikimin e materialeve të teknologjisë së fundit në hidroizolime me PVC,  TPO  apo bentonit dhe duke realizuar punime të një cilësie të lartë në disa nga objektet më të rëndesishme në vend si Tuneli Cukes-Qafe Pllloce në Pogradec, Pallati i Sportit në Korçë, Teatri i Operas dhe i Baletit në Tiranë etj.

Gjithashtu një sektor tjetër ai i dyshemeve industriale i shtohet aktivitetit të kompanisë duke sjellë realizimin e disa punimeve si Kapanoni i Infosoft në Kashar,  Euro cool etj.

Në fushën e ndërtimit, “INFINITY AL” ofron punime të kategorive të ndryshme duke realizuar punime cilësore si ndërtimi i Kapanonit INFOSOFT në Kashar, Tiranë; Strukturë Magazinimi 1KT “Mado” në Tiranë etj.

Së fundi “Infinity Al” shpk, duke dashur që të jetë sa më pranë klientit në plotësimin e nevojave të tij, ofron dhe tregtimin e një game të gjerë të materialeve dhe pajisjeve për pishina duke u mbështetur tek partnerët e saj ndërkombetarë si Kripsol/Hayward, Pahlen, Maytronics, Emaux, MA.RI.Pool, Lareter etj.

Synimi ynë është që të jemi kompani lider në fushën e shërbimeve që ofrojmë dhe jemi të bindur se do ja dalim në sajë të punës së palodhur dhe profesionale të specialistëve dhe inxhinierëve të stafit tonë të cilët kanë realizuar punime të një cilësie të lartë dhe në afatet e kërkuara.

Motoja jonë është cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm. Kontaktoni me ne dhe do të merrni shërbimin e kërkuar.