Partneri juaj për ekselencë në pishina, ndërtim dhe termo-hidroizolime.

"Infinity Al" ofron shërbim me çelsa në dorë duke përfshirë projektimin, ndërtimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pishinave të llojeve të ndryshme si ato pasqyrë apo me skimer, me veshje me pllaka apo me veshje PVC, me ngrohje ose jo, për ambiente të hapura apo të mbyllura, familjare apo publike. Gjithashtu tek ne do të gjeni sisteme automatike dozimi për trajtimin e ujit të pishinës, dhe sisteme qendrore komandimi.

Në saj të stafit tonë të përgatitur dhe eksperiencës shumë vjeçare, Infinity Al i përgjigjet çdo kërkese për realizimin e ndërtimeve civile, industriale, resorteve turistike, kapanoneve industriale, vilave rezidenciale apo rikonstruksione. "Infinity Al" prej vitesh bashkëpunon me emrat me të njohur në fushën e ndërtimit duke garantuar përdorimin e materialeve të certifikuara CE.

Kompania jonë realizon termo-hidroizolime për objekte rezidenciale apo industriale, qofshin këto hidroizolime nëntokësore apo taraca, tunele, pishina, depo uji, basene ujore etj, duke përdorur materiale të teknologjisë së fundit si membrana TPO, PVC apo bentonit nga prodhuesit më me emër në Europe si Sika, Mapei, GAiA etj, të certifikuara CE, të cilët ofrojnë cilësi dhe jetëgjatësi.